E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi rikujton: Të hapen kutitë e votimit

Deputeti Blendi Klosi tha se hapja e kutive, është një qëndrim parimor i bazuar në vlerat e standardet evropiane të demokracisë. Sipas tij, Kushtetuta dhe ligji i njohin Partisë Socialiste të drejtën e hetimit të plotë të zgjedhjeve.

“Është refuzimi i Sali Berishës për t’i njohur opozitës këtë të drejtë, që përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës. Një qëndrim në respekt të institucioneve sepse Partia Socialiste, pavarësisht rezervave, ka njohur juridikisht vendimin e Kolegjit Elektoral dhe ka deklaruar hapur se nuk synon kontestimin e këtij vendimi”, theksoi Klosi.

Ai shtoi se Partia Socialiste e ka ofruar tashmë kompromisin e saj të madh duke njohur rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit pavarësisht rezervave në lidhje me mbarëvajtjen e procesit. “Ne e ftojmë Sali Berishën të mos i trembet hetimit të plotë të zgjedhjeve. Ai duhet të ishte politikani me i interesuar në Shqipëri për të hequr çdo hije dyshimi që qëndron mbi zgjedhjet e 28 qershorit”, tha deputeti i opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›