E Diel, 1 Nëntor 2026

Gëzim Tushi: “Të pasurit kanë prirje kriminale”

Autori i Lajmit: Lili Saraci

Kriminalitetit në vendin tonë nuk mund tia lemë fajin shkaqeve apo kushteve të këqija ekonomike. Sipas sociologut në Shërbimin Social Shtetëror Gëzim Tushi në një intervistë për gazetën “Ballkan” fenomeni i kriminalitetit dhe shkaqet e këtij fenomeni nuk janë vetëm kushtet ekonomike, pasi ka njerëz që dynden në pasuri dhe që janë njerëz që kanë prirje kriminale. “Në këtë kontekst unë do të thoja që ka familje që jetojnë në varfëri dhe në varfëri ekstreme dhe kanë një qytetari të spikatur, pra marrëdhënie shumë të mira, pinjoll!. Djem dhe vajza shuam të mira, që respektojnë rregullat e shoqërisë që jetojnë me dinjitet në varfrin e tyre, që përpiqen të jenë tipa social. Ashtu, siç ka edhe njerëz që janë shumë të pasur që dynden me pasuri, dhe që kanë pasuri me teproi e megjithatë janë njerëz që kanë prirje kriminale, këtu nuk është fjala vetëm për krimin e vrasjes, por të gjitha llojet e krimeve që nga krimi individual e deri tek krimi i drogës dhe i prostitucionit që lidhen me cenimin e identitetit dhe të personalitetit që ka gjithsecilit”, ka pohuar Tushi. Një tjetër fenomen për të cilën Gëzim Tushi dhe një shpjegim ishte ai i braktisjes së të moshuarve nga fëmijët e tyre. “Ka një paradoks, teksa familja shqiptarë po tenton të modernizohet, po tenton të bëhet nj familje nukleare, një bërthamore ku baza e familjes janë burri gruaja dhe fëmijët duket se të moshuarit po dalin të tepërt”, thekson sociologu Tushi.

- Si e shpjegoni fenomenin e kriminalitetit ne vend?
Natyrisht që është një fenomen shqetësues kriminaliteti në shoqërinë shqiptare ka shuam fenomenet dhe shuam dukuri sociale të cilat po tregojnë që shoqëria jonë ka filluar të humbas diçka nga stabiliteti ekzistencial i dikurshëm nga traditat , zakonet. Kriminaliteti është përhapur është zgjeruar shuam është bërë i vrazhdë sepse e gjithë shoqëria jonë po ndeshet sot nga njerëz që kanë të bëjnë me veprime ekscentrike që bëjnë sjellje dhe akte rrugaçërie që nuk i binden disiplinës qytetare, kanë kuptuar në mënyre të deformuar sovranitetin e tyre persona, që nuk kuptojnë që e drejta e tyre për pavarësi, për liri për sovranitet personal është e kufizuar në raport me rregullat e shoqërisë. Kjo situatë kaotike e që është krijuar, kjo kakofoni e përcaktimeve të sjelljes ka sjellë shqetësime shumë serioze, dhe akte që fillojnë nga vrazhdësia, brutalitet, sjellje e pacipë, dhe kriminaliteti. Kjo e fundit është përhapur shumë në të gjitha format që ka kriminaliteti si fenomen social që nga aktet e krimit ordiner e deri tek vetëvrasja, që nga cenimi i identitetit, cenimi i sovranitetit seksual të femrave, aktet e dhunimit të gjitha këto janë veprime kriminale që po e prishin imazhin e qytetërimit tonë. Në fakt duhet thanë se me këto përmasa që ka kriminalitet në Shqipëri duhet thanë që qytetërimi jonë nuk është modernë, është nj qytetërim i pa destinuar sipas standardeve të qytetërimit modernë dhe ky është nj shqetësim shuam i madh. Arsyeja e këtij kriminaliteti është e kaluara jonë historike, ne kemi jetuar në një kafaz të hekurt social ku jeta e njeriut ka qenë tërësisht e korrnizuar brenda ideologjisë, brenda fuqisë së shtetit, dhe mund të them se shteti dhe njeriu ka qenë vetëm një atom i thjeshtë i determinuar në tërë lëvizjet e tij. pra mungesa totale e lirisë ka bërë që njeriut të ishte i trembur i frikur përball shtetit që kishte të gjitha fuqitë. Krimi në atë kohë dënoheshe me krim.

- A mendoni se ka të bëjë kriza ekonomike në shtimin e kriminalitetit?
Pyetja është interesante dhe unë do të japë një përgjigje pak ndryshe nga përgjigjet ë zakonisht japin duke përdorur varfrin si kokë turku. Mua me duket se ky konceptim është i deformuar, varfëria është një shkak që i jep nxitje akteve të tjera asociale por nuk besoj që është ky tërësisht shkaku. Në këtë kontekst unë do të thoja që ka familje që jetojnë në varfëri dhe në varfëri ekstreme dhe kanë një qytetari të spikatur, pra marrëdhënie shumë të mira, pinjoll!. Djem dhe vajza shuam të mira, që respektojnë rregullat e shoqërisë që jetojnë me dinjitet në varfrin e tyre, që përpiqen të jenë tipa social. Ashtu siç ka është njerëz që janë shumë të pasur që dynden me pasuri, dhe që kanë pasuri me teproi e megjithatë janë njerëz që kanë prirje kriminale, këtu nuk është fjala vetëm për krimin e vrasjes, por të gjitha llojet e krimeve që nga krimi individual e deri tek krimi i drogës dhe i prostitucionit që lidhen me cenimin e identitetit dhe të personalitetit që ka gjithsecilit. Pra besoj që nuk është plotësisht kjo, por megjithatë është një vërtet universale që varfëria është një shkak shumë i rëndësishëm në kriminalitetin e njeriut.

- A ka ndonjë mënyrë si mund të zbutet ky fenomen?
Pikërisht për këtë doja të flisja, pasi vetëm mua më duket se ajo që ne duhet të diskutojmë është si duhet të zbutet ky fenomen në Shqipëri, pra duhet të gjejmë ilaçin për të shëruar këtë sëmundje. Duhet të gjetur ilaçi i nevojshëm për ta zbutur këtë fenomen social. Pra unë mendoj që familja, shkolla, shteti, prokuroria duhet ët ngrihen në këmbë në mënyrë që të sulmohet krimi si i tillë, dhe për të bërë këtë fillimisht duhet të formohet qytetari si i tillë. Ne po na deformohen njerëzit për shkak se punojmë keq me ta ose nuk punojmë fare. Njeriu nga pikëpamja biologjike është qenie biologjike, filozofët thonë që brenda njeriut endet kafsha, dhe po ta shikonim nga kjo pikëpamje nuk kemi ndonjë diferencë të madhe ajo që na ndryshon nga bota tjetër është pikërisht se njeriu është një qenie sociale, është një qenie racionale, që nxitet nga arsyeja, që bënë veprime të arsyeshme e që të ndalim krimin do të thotë që të punojmë në mënyrë që ti bëjmë njerëzit tanë të arsyeshëm të logjikshëm qytetar të vetëpërmbajtshim. Kjo luftë e zhvilluar tek njeriu midis biologjisë së saj midis pjesës së shpirtit është nj duel i përjetshëm, në këtë duel nëse fiton biologjia do të thotë që pinjolli që do të vij do të jetë kriminel, por nëse fiton arsyeja do të thotë që nga ky duel do të jetoj qytetari dhe në këtë mënyrë ne do të arrijmë që të zbusim kriminalitetin.

- A mund të na flisni pak për të rinjtë e sotëm, e si e kalojnë ata kohën e lirë?
Koncepti i kohës së lirë dhe diskutimi për të duhet të jetë gjithmonë në dy planë. Së pari duhet të jetë në planin konceptua dhe së dyti në planin kontekstual, që do të thotë se të njeriu ka një rapor të caktuar midis kohës cilësore dhe kohës lineare, kohës së angazhuar dhe kohës së lirë, kohës së defit dhe kohës së punës. Njeriu është një qenie komplekse i cili ka nevojë pikërisht që të vejë një raport të caktuar optimal midis këtyre dy pjesëve të kohës së tij, kohës cilësore dhe kohës së argëtimit. Koha cilësore edhet ajo kohë e njeriut të angazhuar me punën, studimin, socialitetin, shoqërinë etj, pra është koha primitive. Ndërsa koha e qejfit është koha e lirë që rrjedh natyrisht për ti plotësuar njeriut dëshirat, synimet e tij, qejfet e tij dhe kjo është tërësisht e natyrshme që të ndodhë. Kam përshtypjen që në këtë unitet në këtë bashkim të këtyre dy pjesëve kamë përshtypjen që të rinjtë tanë rendin në mënyrë kaotike jashtë standardeve të qytetërimit, në një jetë boshe, në një jetë valitoze, në një jetë të mbushur me shumë kotësi, argëtim të tepërt. Kjo do të thotë se të rinjtë e sotëm kanë filluat këtë kohë që është e dobishme duke e kthyer në një të “tepërt”. Në fakt në jetën e njeriut nuk ka fare kohë të tepërt, koha është e limituar, e matur, racionale dhe ajo duhet shfrytëzuar me efikasitetin më të madh sidomos në moshën e rinis, në moshën kur formohen bazamentet, e kur bëhet formimi profesional i tyre, kur ata do të përgatiten për jetën, për të qen në garë për të cilat në jetën e ardhshme për të rinj do të jenë akoma më të mëdha dhe jeta do jetë akoma edhe me e vështirë. Do jetë me e bukur, më e pasur, pore do të jetë akoma edhe më e vështir për tu realizuar. Në këtë kontekst unë do të thoja që po të shohësh nga pikëpamja sociologjike shpesh herë Tiranë dhe qytetet e tjera metropolitane të Shqipërisë duket sikur janë qytete orientale, të mbushura me klube kafene.

Si e shpjegoni që të rinjtë e kalojnë kohën në kafenë?
Kjo shpjegohen me shumë arsyeje, ka disa arsyeje që janë sociale natyrisht nuk do kalonte tranzicioni nga një shoqëri e vjetër në një shoqëri modernë. Pra nuk do kalonte kaq lehtë do ta kishte dhe këtë baltën e tranzicionit ku janë zhytur edhe të rinjtë tanë, për fat të keq, të cilët duhet ti ndihmojmë me mish e me shpirt që të kuptojnë atë që po bëjnë. Të kuptojnë që ata po i bëjnë hile vetes, ata po mashtrojnë vetën, duke bërë këtë lloj jete të kotë, me shuam kotësi. Të rinjtë e sotëm bredhin gjithë ditën rrugëve me celularë në dorë dhe me veshje ecentrike duke menduar se e tërë bota është vetëm bot e qejfit, lokalit dhe seksualitetit, i cili për fat është përhapur shumë dhe për këtë ka shifra tronditëse ku jo vetëm adoleshentët kanë një jetë seksuale, por edhe para-adoleshentët kanë filluar të kenë një marrëdhënie seksuale. Pra, të gjitha këto janë pjesë e kotësisë, ku të rinj tanë janë të rrezikuar sepse nuk e akne të organizuar kohën e jetës së tyre. Prandaj këtë pjesë të kohës ata e djegin nëpër lokale, pube etj. Është detyra jonë, e prindërve, mësuesve dhe këtë e theksoj që të bëjnë të rinj të kuptojnë inperativat moshore që kanë.

Kanë më interes të rinjtë për librin?

Nuk mund të them se të gjithë të rinjtë janë larguar nga dituria dhe nga libri, kamë venë re edhe si pedagog me studentët e mi që ka interes për librin. Ka të rinj që po tentojnë të bëhen elitarë, që kanë venë synim maksimalisht të vetes së tyre që janë tërësisht të dhënë pas dijes së librit. Por, për fat të keq këtë të rinj janë shumë pakë. Ka një mas gri të të rinjve që e kalojnë kohën vetëm në kafe pa libra dhe pa fletore në shkollë dhe kjo është tepër shqetësuese. Kjo shoqëria moderne unë shpesh herë në librat e mi e quaj shoqëri e qejfit, dhe kjo nuk ka asgjë të keqe është një gjë shumë e mirë, sepse në fund të fundit është kënaqësia qejfi etj, janë kërkesa humane dhe të natyrshme ti ketë njeriu, por Aristoteli thotë çdo gjë me mas, ndryshe nëse prishte kjo mas efektet e tyre kthehen në negative.

Si e shikoni ju fenomenin e braktisjes të të moshuarve?
Natyrisht një grup social shumë i rrezikuar nga shoqëria moderne janë edhe kategoria e të moshuarve. Ky fenomen në ditët tona ka dalë në evidencë për shkak të disa dukurive që janë sociale dhe biologjike. E para pesha e të moshuarve në jetën tonë sociale po rritet, për shkak se po rritet jetëgjatësia e tyre e moshës. Së dyti po rritet pesha demokratike. Së treti edhe në Shqipëri filloj mplakja e popullsisë. Pra grupi social i të moshuarve është tani një grup që nuk mund të neglizhohet, nuk është më grup terciar social, por është një grup social qëndrosh i shoqërisë tonë , të cilët kanë problemet tyre, si fiziku, shëndeti etj. Ka një paradoks, teksa familja shqiptarë po tenton të modernizohet, po tenton të bëhet nj familje nukleare, një bërthamore ku baza e familjes janë burri gruaja dhe fëmijët duket se të moshuarit po dalin të tepërt. Unë nuk mendoj se është një shoqëri humane ajo shoqëri që nuk vendos raportet e kujdesit midis fëmijëve dhe të moshuarve. Të rinjve e sotëm jo se nuk i duan prindërit e tyre por bredhin pas tregut të punës etj dhe kjo bënë që të moshuarit të mos e ndjekin këtë rrjedh të fëmijëve të tyre. Fatkeqësisht, ky fenomen, po gjen gjithnjë e më shumë terren, pasi kohët e fundit ka një numër të lartë të braktisjeve të të moshuarve. Koha moderne e ditëve të sotëm ka bërë që të ketë shifra dhe kërkesa nga ana e të rinjve për tu strehuar.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›