E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubet sportive, hapi i parë drejt shoqërive aksionere

Këshilli i Ministrave i hap ditën jeshile transformimit të klubeve sportive në shoqëri aksionere. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë u shqyrtua propozimi për kalimin nga klube shtetërore që varen nga bashkitë, drejt privatizimit. Kjo ka qenë një prej kërkesave kryesore të investitorëve (të quajtur ndryshe presidentë klubesh) shqiptarë, të cilët e cilësojnë kalimin në shoqëri aksionere si mënyrën më të mirë për sportin shqiptar që të zhvillohet. Propozimi i bërë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe ministri i Sporteve, Ylli Pango, gjeti mbështetje të plotë. Gjithsesi, burime zyrtare pranë Kryeministrisë pohuan se ligji është miratuar me disa ndryshime, pas propozimeve të ministrave. "Detajet e ligjit të miratuar, për transformimin e klubeve sportive në shoqëri aksionere ende nuk mund të bëhet publik, sepse më parë aty do të shtohen ndryshimet e bëra në mbledhjen e KM-së", pohoi burimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›