E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja onkologjike, 3-4 mijë persona në vit me tumore

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhe e ditur se për çdo vit rritet numri i pacientëve të prekur me tumore. Shkak kryesor i këtyre sëmundjeve është bërë ndotja e madhe onkologjike. Mjekët e spitalit Onkologjik sqarojnë se ndotja është problematike në shumë zona të vendit. Në krye të hartës së zonave të ndotura nga ku kemi edhe një numër të lartë të personave  të prekur nga tumoret është zona e Bradasheshit në Elbasan, Fushkruja dhe zonat e vendit ku ka miniera. Profesor Skender Skënderaj ka pohuar se rritja e benzinit në ajër, nga djegia e materialeve plastike apo nafta e keqe, ndotin ajrin me lëndë kancerogjene. Prej disa vitesh specialistët e mjedisit kanë kërkuar që qeveria të zbatojë me rreptësi të gjitha ligjet dhe strategjitë e hartuara pasi shëndeti i qindra mijëra banorëve që jetojnë në këto mjedise për një kohë të gjatë është i rrezikuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›