E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubi i bosëve të Formula 1 kërkon Bogdanin

Roma e kërkon si alternativë zëvendësuese e Francsko Totit, kur kapiteni roman ka nevojë të clodhet apo të jetë sërish i dëmtuar, Lacio si pjesë e një kombinimi të këmbimit me shqiptarin tjetër Igli Tare; Livorno, klubi te i cili është huazuar për një sezon e konsideron si figurën kryesore e pjesës së dytë të sezonit; Kievo ka filluar të pendohet që e ka lënë dhe e kërkon ta rikthejë me këmbëngulje.
Ky është Bogdani emri i të cilit lidhet sa me pistat e skuadrave më të njohura italiane (Kievo, Xhenoa, Rexhina, Napoli), por dhe shkon përtej Italisë, nga Rusia (Rubin Kazan e FK Moska), Greqia (Olimpiakos) e deri në Rumani (Steaua Buukuresht).
Por, emri i ri që ka dalë në treg për sulmuesin e kombëtares shqiptare vjen nga Anglia. Queens Park Rangers e Anglisë, e njohur shkurt me siglën "QPR", pronë e dy prej njërzëve më të njohur të botës së Formula 1, padronit miliarder Bërni Eklestoun dhe bosit të Renosë, italianit Flavio Briatore, kërkon shërbimet e gjigandit shqiptar. Skuadra britanike bën pjesë në Championship (kategoria e dytë angleze).
QPR ndodhet në vendin e 18-të (me 30 pikë) nga 24 skuadra që ka Championship dhe ka shënuar vetëm 30 gola në 26 ndeshjet e zhvillura, duke pasur edhe një bilanc negativ golash: - 8. Në ndeshjen e fundit, atë të zhvilluar më 5 janar për Kupën e Anglisë, QPR humbi në "Stamford Brixh" 1-0 me Celsin. QPR ka në grupin e lojtarëve 8 sulmuesë, por që janë shumë të varfër në realizimin e golave: vetëm 8 nga 30 golat e shënuar nga skuadra mbajnë firmën e sulmuesve. Më i miri është 25-vjecari Roman Uajn me katër gola (është i huazuar nga Birmingam Siti).
Kriza është në sulm është evidente dhe një futbollist 30-vjecar, i pjekur dhe i fuqishëm si Erion Bogdani do të ishte një alternativë e mirë për QPR jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por dhe për atë të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›