E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina, ëndrra e ndaluar quhet Diego

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantela Korvino, nuk e fsheh aspak se i pëlqen Diego i Verdeit, por nga ana tjetër blindon Frejin dhe Mutunë. "Nuk duhet të privohemi nga lojtarë e rëndësishëm", - totë ai. "Në dy vjet e gjysmë kemi marrë rezultate të rëndësishme: dy vjet më parë arritëm përpara Romës, vitin e kalaur përpara Milanit, dhe këtë vit jemi duke konfirmuar rezultatet". Korvino pohon se një transferim i mundshëm i Mutusë te Roma është i pamundur. "Ashtu si verdhekuqtë nuk duan të shesin xhevairët e tyre, nga De Rosi te Akliani e Mancini, edhe ne nuk kemi pse të shesim lojtarët tanë më të rëndësishëm". Madje, Korvino përjashton edhe një këmbim midis Frejit dhe Xhilardinos. "Deri tani politika jonë ka qenë zgjerimi i skuadrës duke venë theksin mbi të rinjtë e talentuar". Korvino flet për Diegon e Verderit, ambicien e shumë skuadrave të mëdha. "Është një trekuartist i madh, e njoh qysh nga kohët kur luante me Santosin. E meriton piacën e madhe".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›