E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafa Benitez prane largimit

Erion Todhe, TV KLAN
Traineri i Liverpool, Rafael Benitez, ka pranuar se pret që të shkarkohet nga detyra si traineri i Liverpoolit nëse skuadra që ai drejton do të dështojë në Champioins League. Traineri spanjoll ka bërë deklaratën bombë pasi pronarët e klubit të Liveropool, amerikanët George Gillett dhe Tom Hicks, kanë refuzuar të negociojnë me trainerin për një rinovim të mudshëm të kontratës. Në fakt Benitez ka folur për këtë me një shok të ngushtë i cili më pas ka treguar për mediat se spanjollit po i largohet dëshira për të qëndruar në Anfield Road, pasi e ardhmja e tij po vihet në diskutim pikërisht nga pronarët e klubit. Mardhëniet e tij me bosët amerikanë nuk po shkojnë mirë pasi tekniku ka kërkuar që të shpënzohet më shumë për transfertat e futbollistëve. Dhe kjo mund të kuptohet mjaft mirë me refuzimin e Javier Mascherano për të firmosur pasi futbollisti kërkon të punojë me Benitez. Gjithësesi fati i trainerit 47 vjecar do të vendoset nga rezultati i ndershjes së 19 shkurtit në Champions kundër Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›