Van der Vart: “Ëndërr të luaj me Del Pieron”

Kapiteni i Hamburgut, Rafael Van der Vart vazhdon të ëndërojë një të ardhme në Itali: "Juve? E di që është e interesuar, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Për mua, megjithatë, është një nder të jem i ndjekur nga një klub kaq prestigjioz. Të luaj në Itali do të ishte fantastike, është një vend i shkëlqyer. Do të ishte një ëndër të luajë me Del Pieron, i cili për mua është prej vitesh një idhull, por deri tani nuk kam folur me askënd. Për momentin jam dhe mbetem një lojtar i Hamburgut".