Klubi zyrtarizon bojkotin pa afat
E fundit ne tabelen e klasifikimit dhe tashme shpall edhe bojkotin. Kete vit tek Elbasani asgje nuk po shkon ashtu sic duhet. Mesditen e se shtunes ekipi verdheblu nuk ka dale ne stervitje duke zyrtarizuar bojkotin i cili kishte dite qe perflitej. Ekipi gjate nje takimi qe ka zhvilluar me drejtuesit e FK Elbasani sh.a ka bere te ditur se ky bojkot do te marre fund vetem atehere kur financuesit te shlyejne te gjitha pagesat e prapambetura te percaktuara qarte ne kontratat zyrtare qe ata kane bere me klubin verdheblu. Kapiteni i ekipit te Elbasanit Eriol Merxha i autorizuar nga ana e kolegeve te tij u ka dorezuar autoriteteve drejtuese te FK Elbasani sh.a nje kerkese te futbollisteve ne te cilen lojtaret kane dhene shpjegime rreth arsyeve qe i kane shtyre ne marrjen e nje vendimi te tille kane bojkotuar stervitjen pa afat. Kushti i panegocueshem mbetet shlyerja ndaj tyre e te gjitha detyrimeve financiare te prapambetura - ka deklaruar Merxha. Ndersa nga ana e drejtuesit te klubit dhe nga trajneret futbollisteve u eshte bere thirrje qe ata te vazhdojne te sterviten normalisht dhe te kerkojne nje zgjidhje sa me te shpejte te ceshtjes se pagesave te tyre por perfaqesuesit e futbollisteve nuk kane pasur kthim prapa. Merxha shton Eumlshte e pakuptimte qe ekipi te vazhdoje te mbetet pa u paguar per nje periudhe te gjate dhe nuk ka te drejte askush te kerkoje qe te vazhdohet pafundesisht keshtu. Ekipit duhet ti shlyhen detyrimet financiare te prapambetura dhe te rikthehet normaliteti i punes sepse nuk eshte ne nderin e askujt qe verdheblute te perfundojne ne kolaps te plote. Nderkaq nga ana tjeter sekretari i FK Elbasani sh.a Artin Kovaci deklaroi se nepermjet nje shkrese zyrtare i eshte drejtuar kryetarit te Keshillit Mbikeqyres te Keshillit Bashkiak dhe ortakeve te sh.a-se per te nderhyre ne zgjidhjen sa me shpejt qe te jete e mundur te kesaj situate kaq te pazakonte qe eshte krijuar se fundi te Elbasani.