E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 organizatoret ukraines Gjithcka gati ne kohe

Kur mbetet më pak se një vit nga nisja e Euro 2012, organizatorët e Ukrainës garantojnë se gjithcka do të jetë gati për kompeticionin më të madh të futbollit europian. Nga Polonia, që është dhe vendi tjetër organizator i këtij turneu, përfaqësues të qyteteve ukrainas që do të presin ndeshjet i janë përgjigjur të gjithë skeptikëve që gjatë gjithë kësaj periudhe kanë ngritur shumë dyshime në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të qenë gati në kohë.

Problemet me investimet dhe vonesat në rikonstruksionin dhe ndërtimin e stadiumeve apo infrastrukturë së nevojshme kanë prodhuar shumë kritika në drejtim të organizatorëve ukrainas, ndryshe nga ata polakë që janë brenda afateve.

“Ju mund të thoni se Warshava po plotëson brenda afateve të gjithcka që nevojitet në prag të turneut, por nuk mund të bëhen krahasime me Ukrainën. Ka patur vonesa, por ne do të jemi gati në kohë”, ka bërë të ditur kryetari organizativ për Kievin Arsen Popel.

Kryeqyteti Kiev, Lviv, Donetsk dhe Kharkiv janë katër vendet e Ukrainës që do të presin ndeshjet e kampionatit europian, ndërsa sfidat e tjera do të luhen në qytetet polake Warshavë, Gdansk, Wroclaw dhe Poznan.

Euro 2012 do të nisë me ndeshjen e parë, e cila do të zhvillohet më 8 qershor të vitit të ardhshëm.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›