Koalicionet e përbëra sanksionohen në Kod
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Një parti politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”
Komisionet e përbëra do të jenë e vetmja alternativë për partitë që preferojnë të mos dalin të vetme në zgjedhje. Ky vendim është marrë dje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, pohoi se gjatë diskutimit të kapitullit të katërt të Kodit Zgjedhor, që përfshin regjistrimin e subjektve elektorale u sanksionua që koalicionet e përbëra të jenë e vetmja alternativë për partitë që s do të dalin të vetme në zgjedhjet elektorale. Një nga pikat e ndryshuara pas shqyrtimit të djeshëm ishte edhe se një parti politike që do të kërkojë të dalë në koalicion do të duhet të dorëzojë një listë shumemërore kandidatësh. Në kod është saktësuar qartë se një parti mund të paraqesë listat e saj shumemërore vetëm në një koalicion. Por me ndryshimet e bëra, partive politike u lihet e hapur mundësia nëse janë pjesë e një kolicioni të përbërë, të paraqesin një listë si koalicion dhe jo si subjekte të veçanta brenda koalicionit. I rëndësishëm ishte përcaktimi se koalicionet e partive duhet të ishin kombëtare dhe jo rajonale. Njëkohësisht, nga komisioni u vendos që të përfshihej si një detyrim për të gjitha forcat politike pasja në listat e tyre të 30 për qind grave, çka nënkupton se në 10 emrat e parë të listës, tri prej tyre do të jenë gra. Ndërkohë që burime nga komisioni pohuan dje për Ballkan se tashmë dy nga çështjet e rëndësishme që pritet të miratohen janë përbërja e KQZ-së, e cila pritet të jetë me 7 anëtarë si dhe ndarja e mandateve.
Koalicionet e përbëra
Komisioni miratoi me unanimitet dhe çështjen e koalicioneve të përbëra, si një nga më të rëndësishmet në kuadër të hartimit të ligjit të ri zgjedhor për procesin elektoral të vitit 2009. “U miratua në kod që koalicionet e përbëra janë një formë e regjistrimit të subjekteve zgjedhore për të konkurruar në garën elektorale. Kjo u miratua me unanimitet të të gjithë pjesëtarëve në këtë komision parlamentar. Kjo ishte e rëndësishme, më në fund gjithë ai debat i stërzgjatur përfundoi me këtë mbledhje të sotme që mori konsensusin e të gjitha palëve”, - tha Xhafa. Në draftin e miratuar dje saktësohet se subjekt zgjedhor është një parti politike, ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë shumemërore për kandidatë, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit ... të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Një parti politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”, - saktësohet në Kod. Lidhur me listat sqarohet se partia politike pjesëtare e një koalicioni depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve. Dje janë saktësuar detajet dhe për listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve, kandidatët e propozuar nga një grup zgjedhësish si dhe dokumentet e kandidimit dhe verifikimin e dokumentacionit nga KQZ-ja.
Gratë
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare gratë do të zënë 30 për qind të listave të kandidatëve që do të konkurrojnë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni zgjedhor sanksionoi dje në Kodin elektoral këtë formulë të re e propozuar pak ditë më parë nga nënkomisioni për barazinë gjinore dhe Ministria e Punës. Edhe bashkëkryetari socialist i komisionit e konsideroi këtë pikë si një risi që hyn për herë të parë në kodin zgjedhor shqiptar. “Komisioni fiksoi kuotat e barazisë gjinore. Kjo do të thotë që listat zgjedhore duhet të parashikojnë detyrimisht jo më pak se 30 për qind të kandidateve gra për secilën parti. Ky propozim i sjellë nga ekspertët u avancua më tej nga komisioni duke vendosur kushtin se nëse një parti në listën e saj shumemërore, nuk e plotëson këtë detyrim ai nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor”, - sqaroi Xhafaj këtë moment të rëndësishëm të ligjit të ri zgjedhor, të miratuar dje me konsensus.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008