Shkelet afati, Komisioni i Reformës Zgjedhore përtej 30 shtatorit
Autori i Lajmit: red.
Kodi i ri Zgjedhor nuk do të përfundojë deri më 30 shtator. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Fatmir Xhafa, nuk pranoi të bënte me faj asnjë forcë politike, por u shpreh se për hartimin e kodit do të nevojitet më shumë kohë. “Ne bëmë të gjitha përpjekjet, është bërë një punë shumë e konsiderueshme nga grupi i ekspertëve, komisioni ka kaluar mbi 60-70 nene. Nuk u bë e mundur respektimi i afatit. Kjo nuk është pozitive natyrisht, por gjithsesi mbetet angazhim, i cili kërkon më shumë vullnet, më shumë impenjim nga gjitha palët e përfshira në këtë proces dhe në radhë të parë nga dy partitë e mëdha”, - tha Xhafa. Ai sqaroi se gjithë debati në komision është për cilësi sa më të mirë, çka po çon dhe në shkeljen e afateve. Një pikë e nxehtë ku pritet të ketë debate në komisionin e Reformës Zgjedhore pritet të jetë administrimi i Zgjedhjeve. Vetëm një ditë më parë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u bëri thirrje partive politike të realizojnë Reformën Zgjedhore brenda afateve kohore. Pak ditë më parë, ambasadori i KE, Helmut Lohan, u bëri thirrje partive politike për të mos humbur kohë me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 2009. Ai bëri thirrje që procesi i përfundimit të Kodit të ri, prodhimit të kartave të identitetit si dhe çështja e përbërjes së KQZ-së të zgjidhen në një të ardhme të afërt.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008