Koalicionet parazgjedhore, Gjinushi, Ndoka, Shehu dhe Tusha debat në 360º
TIRANË- Zhvillime më të fundit politike dhe koalicionet parazgjedhore ishin në fokus të emisionit 360 Gradë të gazetarit Artur Zheji në emisionin me temë ‘Të gjithë në shtëpi, Topi e Spahiu më vete’, në TV News 24.
Të ftuar: Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, Sali Shehu, përfaqësues i FRD, Nard Ndoka, kryetar i PDK dhe
Viktor Tusha, kryetar i Bashkisë Lezhë, njëherësh përfaqësues i LSI.
Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka tha se afrimi i tij me PD-në ishte i natyrshëm pasi fora e tij i përket qendrës së djathtë. Ndoka tha se frytja me demokratët ishte për shkak të xhelozisë.
“Normalisht PDK është parti e qendrës së djathtë dhe një bashkëpunim natyral është me PD. Përplasjet tona kanë qenë përplasje nga xhelozia. Ishte xhelozia, rritja e Partisë Demokristiane. Ishte një xhelozi e lidershipit në përgjithësi. PDK kishte një rritje të shpejtë. Edhe xhelozia e Topallit ndaj rritjes së Partisë Demokristiane. Patëm divorc publik hapja sot është më parimore, zgjerimi i bazës së partive politike, me dy parti të tjera me peshë, i jep akoma më epërsi përballë koalicionit opozitar që përvec pazareve dhe problemeve të brendshme nuk ka krijuar një frymë që te jetë fituese e zgjedhjeve”, tha Ndoka i cili e quajti gabim daljen në vetë të FRD në zgjedhjet e qershorit , pasi sipas tij në koalicion je më i sigurtë.
Përfaqësuesi i FRD-së Sali Shehu, argumentoi se partia e tij nuk pranoi të bëhet pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor pasi i qëndron larg politikës së pamoralshme.
“Të gjithë në shtëpinë e tjetrit ne në shtëpinë tonë.
Ne mendojmë se jemi në shtëpinë tonë dhe të tjerët kanë shkuar hua në shtëpinë e tjetrit. Kam qenë kundërshtar i hapur i kodit zgjedhor, filozofia e ndërtimit të koalicioneve nuk është programore, por filozofi mbi bazën e një sërë deklaratash të frikshme, filozofi e pamoralshme ndaj kemi marr këtë vendim. Zef Bushati 4 vjet në pozitë tribunë me Ramën dhe 4 vjet në opozitë në tribunë me Berishën, ku është morali kaq kisha”, tha Shehu.
“FRD nuk janë në shtëpinë e tyre se shtëpia e djathtë është prishur” ndërhyri Gjinushi.
“Ne sapo kemi hedhur themelet e shtëpisë tonë të djathtë”, -përgjigj Shehu.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha njëherësh përfaqësues i LSI duke përgëzuar FRD që p ndërmerr të njëjtin hap që bëri partia e tij në 2005. Sipas Tushës LSI dhe PS kanë një mijë arsye për të qëndruar bashkë, me qëllim vënien në jetë të projektit për një Shqipëri Evropiane.
“Unë kam bindjen se dhe FRD ka të njëjtin dimension që LSI kishte ne 2005. LSI ka pasur një mijë arsye për të qenë e ndarë nga 2005 deri 2013 por ka arsye të tjera të qenë bashkë me PS, për një Shqipëri evropiane dhe për ngrehinën e vjetër që nuk i premton shqiptarëve progres dhe mirëqenie. LSI dhe Meta i ka kruar dhe ne 2009 që të rishikojë mundësinë e një bashkimi të së majtës majtës, nuk e pranoi lidershipi i PS në 2009 dhe partneret e PS dhe ndodhi tan i në 2013, lidershipi i saj u bind se LSI si një forcë progresiste dhe e kolauduar është në të mirë të bashkimit dhe progresit” tha Tusha.
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi argumentoi se sa i takon kolacineve parazgjedhore nuk ka kthim në shtëpi pasi janë pothuajse të njëtat rreshtime. Gjinushi akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për integrimin duke lënë pas Serbise dhe Malit te Zi.
“Nuk ka një kthim në shtëpi në 2009 pasi janë të njëjta rreshtime. Në 2009 PS kishte 2 grupime ashtu si e djathta . Grupimi i dytë i të djathtës ishte antiqeveritar. Këtë radhë e reja është se grupit janë shkrirë dhe kemi një dalje të FRD, që hyn me vete. Hë për he dyshohet se LSI do largohet. Realiteti 3shtë se LSI është më anti-PD se PS dhe Rama që bëri kompromis dhe me Kushtetutën . Në 2009 kemi ikje nga shtëpia, pas zgjedhjeve. Qeveria me e dështuar për integrimin evropian është kjo që sapo mbylli mandatin. Në këtë 4 vjecar Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para për integrimin. Të lësh vendin anëtar të NATO përballë vendeve antidato si Serbi dhe Mali Zi jashtë, të lësh të fundit në 4 vjet kur ka qenë para tyre”, theksoi Gjinushi.
“Lëvizjet politike normale në cdo sistem demokratike se është domosdoshmëri . Marrëveshja politike është arti politik dhe jo pjesa e moralit. Pjesa e moralit është kur ka aleanca është fluide. Edhe në rastin e LSI pati rezultat 70 me 70. Sot gjykohet edhe nga PD një gabim pasi LSI i ka kushtuar kosto i ka krijuar probleme. Zgjedhjet e parakohshme janë kosto, por janë mundësi kur ka një ngërç”, shtoi Ndoka.
(vijon)