E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni AAK-LDK në interes të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte në interes të Kosovës një koalicion i mundshëm ndërmjet AAK-së dhe LDK-së.

“Jemi në prag të zgjedhjeve komunale. Sikurse dihet partitë politike kanë bërë përcaktimin se si do të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht ne jemi në koalicion me LDD-në. Tani është herët të flasim për zgjedhjet nacionale. Por, kuptohet se partitë që i kanë orientimet e përafërta ose që kanë traditë në partneritet, do të ishte në interes një partneritet i tillë në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›