Ambasadori gjerman: Jo viza pa plotësuar standardet
Autori i Lajmit: red.
“Sinjali i Bashkimit Evropian për Shqipërinë ishte mjaft i qartë, ndaj klasa politike duhet të ketë mirë parasysh se për të përfituar liberalizimin e vizave duhen përmbushur standardet”. Ky mesazh është përcjellë dje nga ambasadori gjerman në Tiranë, Bernt Borchardt i cili ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga lëvizja Mjaft . Ai pohoi se nuk mund të bëhen premtime boshe dhe se BE tashmë i ka bërë mëse të qarta kërkesat e saj dhe faktin pse Shqipëria mbeti jashtë listës së vendeve që përfituan nga liberalizmi i vizave. “Sinjali është i qartë, ne nuk duhet të bëjmë premtime boshe, e gjithë çështja është përmbushja e standardeve. Këto standarde janë përmbushur më herët nga fqinjët tonë lindorë siç është Maqedonia”, - tha ai. Megjithatë Borchardt u shpreh optimist për arritjen e këtyre standardeve ndërsa pohoi se edhe pse nuk janë arritur ato, Shqipëria është në rrugën e duhur. “Ne jemi optimistë se do ti përmbushni këto standarde në fund të vitit ashtu siç bënë fqinjët që përfituan nga vendimi për liberalizimin e vizave. Ne inkurajojmë ashtu si fqinjët e tjerë që të bëjnë përpjekje më të mëdha për të arritur këto standarde. Nëse përsëritet kjo eksperiencë besoj se vizat mund të hiqen. Unë sigurisht jam optimist por nuk mund të bëj asnjë premtim. Ky optimizëm vjen nga fakti i thjeshtë se ky proces ka filluar tashmë. Nuk është më diskutim por është çështje e prekshme. Është si të shohësh një dritë në fund të tunelit”, - theksoi Borchardt. Aktiviteti i lëvizjes Mjaft kishte të bënte me nisjen e fazës së tretë të programit “Travel to Evrope”, i cili zhvillohet në kuadër të sfidave të procesit të liberalizimit të vizave. Komisioneri i KE-së për zgjerim Oli Rehn nënvizoi pak ditë më parë se: "Është objektivi ynë i përbashkët që Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina të pasojnë së shpejti fqinjët e tyre. Plani i hapave që këto vende duhet të ndjekin u është dhënë atyre vitin e kaluar dhe është ende i vlefshëm. Ato janë plotësisht të realizueshme nëse autoritetet përgjegjëse në këto vende punojnë me vullnet të plotë për këtë. Nëse Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë rrugën e reformave dhe plotësojnë kushtet, Komisioni mund të bëjë një propozim të ri në mes të vitit 2010. Shpejtësia e progresit në këto vende për të arritur heqjen e vizave është tani vërtet në duart e liderëve të tyre”, - tha ai.
Vizat
Bushati: Qëndrimi i përsëritur i BE, konfirmon dështimin e Berishës
Partia Socialiste thekson edhe njëherë përgjegjësinë kryeministrit Sali Berisha lidhur me liberalizimin e vizave. Kandidati për deputet i PS-së, Ditmir Bushati pohoi dje se qëndrimi i përsëritur i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, konfirmon edhe një herë tjetër shqetësimin e shprehur me forcë nga Partia Socialiste se qeveria Berisha ka dështuar në përmbushjen e standardeve. “Berisha ka dështuar në zgjedhjet e lira e të ndershme, pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike e karta identiteti, korrupsionin e kthyer në sistem për një oborr, trafiqet e krimin e organizuar, menaxhimin e integruar të kufijve dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, - tha Bushati. Sipas tij të gjitha këto standarde duhet t i përmbushte qeveria e Sali Berishës por që dështoi duke thelluar akoma dhe më shumë izolimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. “Qëndrimit qesharak të ministrave të oborrit kryeministror që me kokëfortësi nuk pranojnë realitetin dhe vazhdojnë në rrugën e propagandës post elektorale, u themi ashtu siç po u thotë Bashkimi Evropian se qeveria Berisha dështoi në lëvizjen e lirë”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009