E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni PDK-AAK Vetëm pas zgjedhjeve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur që ti kthehet bazës elektorale, të forcojë strukturat e partisë dhe ti pres zgjedhjet parlamentare për tu bërë faktor kryesor, në mënyrë që atëherë të ulet me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi për ta bërë koalicionin I cili do të udhëhiqej nga Haradinaj kryeministër e Thaçi president.

Burime të gazetës “Tribuna” brenda AAK-së dhe PDK-së kanë treguar në kushte anonime se dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe konsolidimin e partive deri në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bëjnë koalicion sipas propozimit të AAK-së që Haradinaj të udhëheqë me Qeverinë në këtë fazë.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, AAK do ta mbështesë Qeverinë në procesin e bisedimeve si dhe në Kuvend kur ka nevojë, por edhe në reformën zgjedhore. Gjatë kësaj kohe dy partitë e tona do të vazhdojnë të konsolidohen dhe të arrijnë që pas zgjedhjeve të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të bërë koalicion. Në atë kohë pritet që Thaçi të vendosë të kalojë në pozitën e Presidentit ndërsa Haradinaj të zgjedhet kryeministër”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda PDK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›