E Diel, 1 Nëntor 2026

VV në Gjakovë: U manipuluan zgjedhjet në bashkësinë lokale

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjakovë, akuzon se zgjedhjet në bashkësinë lokale nr. 7 në Gjakovë u manipuluan.

Sipas njoftimit të kësaj Qendreje disa nga parregullsitë janë: votimi i qytetarëve që s’kanë qenë të asaj lagjeje ose bashkësie lokale, disa kanë votuar pa u identifikuar dhe pa letërnjoftime, të organizuar nga anëtarë të AAK-së, LDK-së dhe AKR-së, të njëjtit persona kanë votuar në dy-tri bashkësi lokale.

“Para se të fillonin zgjedhjet, unë Hazbije Pruthi e kam marrë fjalën dhe ju kam thënë se këtu ka banorë që nuk i përkasin kësaj bashkësie dhe ju kisha lutur që të votojmë më letërnjoftime mirëpo nuk më janë marrë parasysh fjalët. Kanë filluar më të njëjtën mënyrë siç i kanë bërë të gjitha bashkësitë .Unë kam dashur të dalë nga salla mirëpo nuk m’u kanë bashkëngjit të tjerët”, thuhet në komunikatën e kësaj qendreje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›