E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra te vdekur nga permbytjet ne Korene e Veriut

Reshjet e dendura te shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Korenë e Veriut, ku si pasoje dhjetëra persona kanë humbur jetën. Lajmin e kane bere me dije mediat vendase te cilat në të shkuarën kane publikuar bilance dëmesh gjithmonë e më të vegjël se sa reali, duke bërë që të dyshohet se numri real i viktimave mund të jetë në disa qindra.
Sipas Agjensisë Zyrtare të Lajmeve rreshjet vazhdojnë të bien prej më shumë se një jave pa ndërprerje, duke shkatërruan ndërtesa dhe të mbjella në shumë rajone të vendit.
Deri në fundjavë, 88 persona ishin konfirmuan të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Të pastrehët, zyrtarisht llogariten në 63 mijë persona. Situata e keqe atmosferika pritet që të rëndojë edhe më shumë situatën në ditët e para të kësaj jave, përpara një përmirësimi relativ në fundjavë.
Shkatërrimi i të mbjellave dhe fermave është veçanërisht shqetësuese, 25 milionë banorët e shtetit më të izoluar në botë vazhdojnë të vuajnë nga uria, ndërsa kushtet pritet të përkeqësohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›