E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi gjyqi ndaj grupit anti Putin

Ka nisur sot në Moskë të Rusise gjyqi për tre vajzat e “Pussy Riot” , grupit anti Putin, të cilat në muajin shkurt e çuan protestën e tyre në ambientet e Katedrales së Krishtit Shpëtimtar. Që atëherë ato kanë qëndruuar në burg, të akuzuara për huliganizëm. Ndërsa rrezikojnë deri në 7 vjet burg. Në seancën e parë, iu përgjigjën një sërë pyetjesh të gjykatësit që përfshinin nivelin arsimor, nënështetësinë apo datëlindjet e fëmijëve të tyre. Gratë përballen me akuzën e huliganizmit, të motivuar nga urrejtja fetare ose armiqësia.
Vendimi për të nisur një proces është tërësisht i pabazuar, sipas mbrojtjes. Kritikët e konsiderojnë këtë një shfaqje të forcës në bazë të marrëveshjes së ripërtërirë ndërmjet Kremlinit dhe Kishës Ortodokse.
Anëtarët e grupit kënduan në ambientet e katedrales një këngë, ku i kërkonin Putinit të largohej duke ndërprerë kështu dhe shërbesën fetare në kishën e Moskës. Viodeoja e publikuar në internet është klikuar disa miliona herë. Për patriarkun Kiril, kreun e kishës ortodokse ruse, gjesti është blasfemik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›