E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerri sirian gjenden 320 trupa pa jete ne jug te Damaskut

Në Siri burime vendase të lidhura me rebelët flasin për 320 viktima vetëm në Daraia, shumë prej të cilëve të ekzekutuar me gjakftohtësi. Në filmimet e shpërndara një ditë më parë shihen me dhjetëra trupa të mbështjellë me batanije. Pjesa më e madhe tyre janë djem të rinj të cilët mund të kenë qenë pjesë e rebelëve. Por në një nga videot shihen dhe fëmijë të vegjël të ekzekutuar, madje dhe një i sapolindur. Ndërkohë që televizioni shtetëror sirian ruan të njëjtin refren duke thënë se ushtria është në kërkim të terroristëve dhe të huajve që janë infiltruar në vend. Sipas ushtrisë qyteti është spastruar nga terroristët dhe nga ata që kanë vrarë civilët por dhe që kanë shkatërruar pronat publike dhe private. Madje ka dhe video të civilëve të cilët falenderojnë ushtrinë se pse kanë liruar banesat e tyre. Në mbështetje të kësaj teze vjen dhe vetë presidentit sirian Asad, i cili pas takimit në Damask me një delegacion Iranian ia ka hedhur dhe njëherë fajin armikut të huaj. Populli nuk do i lejojë komplotit ndërkombëtar që të ketë suskes, do e shkatërrojmë armikun me çdo kusht, ka thënë Asad. Zëdhënësi i Kongresit kombëtar sirian, një nga organizatat më të njohura jashtë kufijve sirianë, ka denoncuars e numri i viktimave në të gjithë vendin vetëm gjatë fundjavës është 450. Ndërkohë që luftimet vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit, rritet dhe numri i atyre që braktisin vendin, duke u drejtuar në Jordani, Liban, Irak dhe Turqi. Deri tani numri i atyre që janë larguar nga vendi është 300 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›