Grate e Hollande dhe marredheniet e rrezikshme

Brenda pak ditësh sytë e lexuesve francezë dhe sidomos të atyre kureshtarë për banorët e pallatit Elize do të tërhiqen nga kopertina të rëndësishme si ajo e presidentit Hollond që ndodhet mes partneres Valeri dhe ish-partneres Segolen Ruajal. Titulli i librit do të jetë “Mes dy zjarreve”. Në këtë libër gazetaret Ana Kabana, e Lë Puant, dhe An Rosensher, e Marian, eksplorojnë marrëdhëniet e ndërlikuara brenda familjes së madhe të presidentit, dhe mbi të gjitha dobësitë dhe vuajtjet e koleges së tyre të Paris Mec, e paaftë për të zgjedhur ndërmjet karrierës së saj dhe rolit të ri të zonjës së parë të vendit. Problemi i Valéri, sipas tyre, është se ajo nuk do të heqë dorë nga profesionet e saj, që shpesh herë përplasen, si për shembull në rastin e mesazhit në tuiter në favor të kandidatit socialist, Olivier Falorni, që garonte kundër Ségolèn Ruajal, pavarësisht ose pikërisht sepse Holland me gjithë partinë e tij mbështesnin ruajal. Një lëvizje kjo për t’u hakmarrë pasi në kohët kur lidhja e Valeri me Hollond ishte ende jo publike, Ruajal ishte përpjekur ta pushonte nga puna. Dhe tashmë Valeri po bën të pamundurën që t’i vështirësojë asaj marrjen e një posti ministror. Por kjo dhe për faj të Hollond që në këtë rast duhet të marrë shembull nga paraardhësi tij Sarkozi. Ky i fundit ishte shumë i dashur në publik, fillimisht me Sesilian dhe më pas me Karla Brunin. Ndërkohë që Hollond mban distancë, dhe është gjithnjë Valeri ajo që i afrohet. Këshilltarët e presidentit aktual të Francës i kanë sugjeruar që të martohet me Valeri dhe t’i japë një post ministror ish-partneres Ruajal. Por në tetor janë parashikuar të dalin në shitje dhe dy libra të tjerë, njëri që do të tregojë për ata që tashmë janë ISH në jetën e Hollond, dhe tjetri do i dedikohet tërësisht Valerisë. Botuesit kanë premtuar se në të dy librat do të ketë të dhëna të forta dhe rrëfime të pazbuluara më parë.