E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i ri qeverisës në kohën e duhur, Rama të japë dorëheqjen sipas standardit “Nano”

Neritan Ceka komenton vullnetin politik të PD-LSI, për formimin e qeverisë së re  

“Mund të them se është një shprehje tipike e politikës së vjetër, të ndash kampet me hendeqe të pakalueshme, të mos kuptosh që partitë janë në garë për të qeverisur dhe për të qëndruar në opozitë dhe për të kuptuar se e majta shqiptare nuk ka ato elemente të Partisë Socialiste. Mendoj se më shumë se xhelozi, është megalomani”

Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike (PAD), Neritan Ceka përshëndeti dje gjatë një interviste vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike. Ceka mendon se bashkëqeverisja PD-LSI, është e justifikuar dhe u diktua nga votat shqiptarët u dhanë forcave politike më 28 qershor. Kreu i PAD-së shton se LSI i ka marrë votat me forcat e saj dhe i takon asaj të vendosë për to. 

Duke reaguar ndaj kritikave të ashpra të një dite më parë të kryetarit të PS-së, lidhur me koalicionin PD-LSI, Ceka tha se Rama harron se Lufta Nacionalçlirimtare ka mbaruar. Ceka u shpreh gjithashtu se pas humbjes në zgjedhje, Edi Rama duhet të ndjekë traditën e ish kryetarit Nano, të japë dorëheqjen, në shenjë kulture demokratike dhe evropiane.

Z. Ceka, si e konsideroni formimin e këtij koalicioni të ri, ku përveç Partisë Demokratike, duket se do të ketë edhe eksponentë të LSI-së, të cilët do të marrin pjesë në këtë qeverisje të re?

Mendoj që z. Meta ka marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. LSI-ja ka kohë që lufton për të qenë pjesë e pushtetit. Ka shprehur një dëshirë të promovuar integrimin dhe një kulturë të re demokratike e cila nuk e ndanë në një hendek të pakalueshëm të majtën nga e djathta, besoj se shpreh pjesën më progresiste e të majtës. Veprimi që  ka bërë është krejt e llogjikueshme për koalicion.

LSI-ja ka qenë një nga forca më kundërshtare, më oponencë me qeverinë Berisha, do të funksionojë kjo qeveri?

Patjetër, mënyra më e mirë për të bërë opozitë është të bëhesh pjesë e qeverisjes, që të korrigjosh pikërisht ato gabime që ke bërë. Mendoj që kjo pjesëmarrje jo vetëm që rrit spektrin, po rrit dhe një kualitet qeverisjes që angazhon një pjesë të së majtës progresiste, në një  problem që nuk vetëm i tij, por edhe i qendrës, për aspekte të gjëra sociales dhe aspekte shumë më të gjëra të integrimit. Përfshirja e një pjesë të progresist është një zgjedhje shumë e mirë.

Ai i konsideroni që të dyja forcat politike PD dhe LSI, duhet ti vënë njëra-tjetrës kushte për të mirë qeverisur? 

Kushte ka vënë elektorati shqiptarë, në momentin që votoi për këtë qeverisje,votoi me kandidatë të ndarë pothuajse gjysmë për gjysmë dhe duke i dhënë shansin që kjo qeverisje të kontrollojë. Mendoj që elektorati detyron që katër vitet e ardhshme të ketë një qeverisje të ekuilibruar që të zhvillojë institucionet operatike në reforma në drejtësi dhe fusha të tjera. Të ndihmojë shqiptarët për të gjetur vende pune, qoftë nga PD apo LSI dhe me hapjen e portave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Si e konsideroni qëndrimin e PS, Edi Rama në një konferencë për shtyp e ka quajtur këtë pakt qeverisje, si grahma e fundit e politikës së vjetër? 

Mund të them se është një shprehje tipike e politikës së vjetër, të ndash kampet me hendeqe të pakalueshme, të mos kuptosh që partitë janë në garë për të qeverisur dhe për të qëndruar në opozitë dhe për të kuptuar se e majta shqiptare nuk ka ato elemente të Partisë Socialiste. Mendoj se më shumë se xhelozi, është megalomani. 

Pas këtij momenti, a mendoni se duhet të japë dorëheqjen Rama, duke pasur parasysh se ka bërë një premtim elektoratit, se nëse humbet zgjedhjet, do të japë dorëheqjen?

Në kulturën demokratike të krijuar nga kryetari i mëparshëm Fatos Nano, që nuk e quajti ndonjë tragjedi dorëheqjen dhe për të krijuar edhe atë kulturë që është tipike evropiane. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›