E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh kryesinë. Të tjerë të përjashtuar në PS


Edi Rama sot i përjashtoi të gjithë ata që ishin kundër tij. Politika e re e tij është përjashtuese, të paktën këtë ka lënë të kuptohet. Por Edvini tregoi se politika e re veçse përjashtuese është edhe ordinere, pasi në një deklaratë zyrtare deklaroi se “Meta është një jashtëqitje”. Ai tashmë është në krizë dhe mbase edhe publiku duhet ta marrë parasysh këtë. Por faktin se ai deshi të bëhej mbret në Shqipëri, për ta dhënë gjithë vendin me 20%, siç e ka zakon me lejet e ndertimit, këtë nuk ia fal askush Ramës, dhe më mirë se zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë Rama nuk ka për ta marrë vesh asnjëherë tjetër. Ndërkohë sot Edvini ka mbledhur kryesinë e PS-së. Sipas burimeve pranë kësaj force politike tashmë e marrë fund për shkak të kokës së saj të mbrapshtë, bëhet për të analizuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe hapat e mëtejshme që Partia Socialiste do të ndërmarrë. Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e kryesisë nuk janë thirrur edhe disa përfaqësues të kryesisë të Partisë Socialiste si sekretarja për barazinë gjinore dhe shanseve të barabarta Edlira Haxhiymeri dhe ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri i Popullit” Eva Allushi


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›