E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkic: Më mungon Barcelona

Sulmuesi i Romës, Bojan Krkic, ka thënë se atij i mungon gjithçka e Barcelonës, ndërsa kujton me lakmi kohën e tij me kampionët e Evropës. Sulmuesi 21-vjeçar është produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, por ka dështuar të sigurojë vend të rregullt në ekipin e parë në Camp Nou, pavarësisht se ka bërë mbi 100 paraqitje zyrtare dhe ka vendosur të zhvendoset te Roma këtë verë.
 

“Më mungon gjithçka që e rrethon klubin. Më mungojnë kolegët, shokët dhe gjithkush që kujdesej për Barcelonën. Më mungojnë shumë gjëra. Më pëlqen gjithçka që kam këtu dhe gjithmonë e kam këtë ndjenjë të nostalgjisë. Kjo nuk është gjë e keqe”, shprehet ai. Po ashtu, Krikic thekson se nuk ka asnjë klub, që mund të garojë me Barcelonën.

“Ata gjithmonë synojnë ta fitojnë La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka tjetër. Grupi lojtarëve të cilin e shihni në dhomën e veshjeve të Barcës është unik. Atje ka shumë lojtarë vendorë dhe të tjerë të cilët vërtet kujdesen për Barcelonën po ashtu”, thekson sportisti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›