E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koblenc thërret Skelën: Merre për dore skuadrën!

Vetë dy fitore në 12 ndeshje janë pak për një ekip që dëshiron të sigurojë qëndrimin në Bundesliga 2. Këto statistika kanë irrituar tifozët dhe trajnerin e Tus Koblencit. Ekipi është ndërtuar rishtas dhe ende nuk po gjen stabilitet. Pas tre sezonesh në Bundesliga 2, rrezikon sërish rënien. Të vetmet sinjale pozitive në ekip vijnë nga grupi i shqiptarëve të kësaj skuadre, duke filluar nga sulmuesi kosovar me shtetësi finlandeze, Shefki Kuqi. Si një surprizë e bukur në momentet e vështira që po kalon ekipi është edhe paraqitja e mirë e kosovarit Shqipron Skeraj, i cili ka mbushur vakumin në krahun e majtë. I ardhur me vonesë në ekip është mesfushor shqiptar i Ervin Skela, i cili po mundohet disi, por atij i mungojnë bashkëlojtarët e repartit. Po zhgënjen disi shqiptari tjetër me banim në Serbi, Aljmir Murati. Por ai që i mungon më shumë Koblencit është një fantazist, i cili do të duhej ta merrte për dore skuadrën në manovrat sulmuese. Kjo është një detyrë për Skelën, i cili ende nuk po del plotësisht në nivelin e duhur. Afrimi i Skelës u prit me shumë shpresë, por në këtë fillim ka dhënë efekt të kundërt, atë të zhdukjes së optimizmit. Së fundmi ka dalë në pah edhe akuza për shpërdorim pa kriter të parave të klubit nga trajneri Uve Rapolder.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›