Vjedhin banesën, në pranga të miturit
Një 15-vjeçar është arrestuar në flagrancë për vjedhje shtëpie në bashkëpunim me dy të mitur të afërm të tij. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës njoftoi arrestimin në flagrancë të 15-vjeçarit K.D., lindur në Librazhd dhe banues në Lagjen Nr. 14/1 të Durrësit, nxënës i klasës së nëntë. Prangosja e të miturit u bë pasi rreth orës 15:00 të një dite më parë, në bashkëpunim edhe me shtetasit B.D., 12 vjeç dhe E.D., 13 vjeç, ka vjedhur shtëpinë e një të moshuari në zonën informale të ish-kënetës. Tre të miturit janë futur në banesën e 75-vjeçarit Shefki C., ku kanë arritur të marrin një shumë prej 40 mijë lekësh, një telefon celular dhe një varëse floriri. Policia deklaroi se ndaj dy të miturve të tjerë bashkëpunëtorë në vjedhje nuk ka nisur procedimi penal për shkak të moshës.
Va.Qy.
Va.Qy.