E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koblenz, çdo ndeshje për ne është "jetë a vdekje"

Ka fiks një javë që është në radhët e Tus Koblenz, por eksperienca e madhe që mban mbi shpatulla ia lejon të kërkojë të marrë një rol lideri në një skuadër të dorës së dytë në Bundesliga 2. Pas një paraqitjeje jo të mirë në këtë fillim sezoni, objektivi i Koblenzit është qëndrimi në këtë kategori. Dhe lufta për t‘i shpëtuar rënies është një specialitet për shqiptarin, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur thuajse në ekipe që gjithmonë kanë luftuar për të qëndruar si në Bundesliga 1 ashtu edhe në Bundesliga 2. Ndaj ai u bën thirrje shokëve të skuadrës te Koblenzi: "Secili duhet ta kuptojë, që në çdo ndeshje luan për ekzistencën (në Bundesligën 2)". Ky është paralajmërimi i mesfushorit shqiptar, të blerë vetëm një javë më parë nga skuadra e drejtuar nga trajneri Uve Rapolder, një njohje e vjetër për Skelën që nga koha kur luante tek Arminia e Bilefeldit.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›