E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi:PSV'91,brenda marsit fuqia e katërt organizative

Kryetari i Partisë së Vërtetë '91, Petro Koçi i ftuar në Ora News duke iu referuar marrëveshjes për bashkëpunim elektoral me LSI-në, vlerësoi se ky dokument është një marrëveshje parimore e nënshkruar në përputhje me vendimet e isntitucioneve përkatëse të këtyre dy partive. Sipas Koçit, bashkëpunimi përmban dy faza, njëra për bashkëpunim në zgjedhje dhe tjetra në madatin qeverisës 40vjeçar."Lidhur me fazën e parë mund të thuhet se është një bashkëpunim para elektoral, ndërsa në fazën e dytë për bashkëqeverisje angazhohemi që koalicioni i majtë të qeverisë vendin", shpjegoi ai. Sipas kreut të PSV'91 ky koalicion është i përbërë, pra nuk ka lista të përbashkëta, ne do kemi kandidatët tanë dhe LSI të sajat. "Kjo formulë funksionon në përfundim të zgjedhjeve, pra votat kalkulohen dhe mandatet përcaktohen duke llogaritur përfitimin reciprok të votave për të mos lejuar që këto vota të mos shkojnë jashtë koalicionit",theksoi ai.Koçi bëri me dije se aletatët e tjerë më të cilët PSV'91 do ketë bashkëpunim janë Partia e Gjelbër dhe Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës si përfaqësues të shoqërisë civile. Lidhur me fazën në të cilën PSV'91 është aktualisht për zgjedhjet, Koçi deklaroi se kjo parti po punon intensivisht për organizimin."Brenda muajit mars do jemi fuqia e katërt organizative në vend. Kemi marrë vendime me strukturat, me kandidaturat, dhe organet e partisë", theksoi Koçi. Lidhur me sondazhin Zogby të publikuar dje, për muajin shkurt , ku deklarohej se LSI do merrte 5% të votave, Koçi u shpreh se sondazhi është i manipuluar. "Sondazhi ka pikëpyetje,në radhë të parë duhet të zbulohet partneri shqiptar i këtij sondazhi në Shqipëri, a ka lidhje me financimet e Bashkisë së Tiranës apo jo. Ne e dinim se sondazhi do nxirrte fitues Ramën", u shpreh Petro Koçi. Sipas Koçit, fakti që PSV'91 nuk figuron fare në përqindjet e sondazhit, tha se kjo nuk vjen për faktin që kjo parti nuk hyri në kohë në lojën aktive si subjekt më vete. "Kjo ka lidhje me urdhërat e sponsorizuezve të sondazhit, dhe kjo histori do të vazhdojë, do kemi një rritje të kujdesshme të Ramës dhe partnerëve të tij dhe një zhdukje të partive që përfaqësojnë një alternativë ndryshe nga e tija", nënvizoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›