WBF:Ylli Ndroqi,promotori i vitit,boksieri i vitit Kreshnik Qato
Federata Botërore e Boksit vlerëson Ylli Ndroqin si promotor të vitit për 2008-ën në Evropë. Po sipas kësaj Federate boksieri i vitit shpallet boksieri shqiptar Kreshnik Qato. Federata Botërore e Boksit ka shpallur si ndeshje të vitit, ndeshjen mes Kreshnik Qatos dhe boksierit Vitor Sa. Ylli Nroqi është promotor i boksierit Kreshnik Qato i cili fitoi për peshat e mesme ndaj Vitor Sa në Tiranë.Kreshnik Qato i dha Shqipërisë titullin e parë botëror. Boksieri nga Durrësi fitoi sfidën përballë portugezit Vitor Sa.Qato triumfoi në ringun e pallatit të sportit "Asllan Rusi", për titullin kampion bote në versionin WBF dhe titullin mesdhetar të federatës WBC për peshat e mesme.Ndërkohë nga federata WBF jane vlerësuar edhe kampionë të tjerë nga Azia- Afrika, Amerika.Ndërsa kampioni i botës William Gare është vlersuar si boksieri i vitit në botë.