E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi:PSV'91,rol vendimtar në fitoren e së majtës

Në kongresin e parë të PSV'91,kryetari i kësaj partie, Petro Koçi deklaroi se PSV'91 ka marrë një rol vendimtar në fitoren e së majtës. "PSV'91 po rritet me shpjetësi duke u shdërruar në fuqinë e katërt organizative në vend",tha Koçi. Ai e quajti PSV'91 si një parti qytetare bashkuese. Sipas Koçit sfida e kësaj partie është të ndryshojnë një sistem politike që garanton kontrollin e përfaqësuesve të popullit mbi kryeministrat dhe qeveritë e tyre. Duke iu referuar Fatos Nanos, Koçi e vlerësoi atë si një lider historik. "Procesi i riformatimit të së majtës, që po realizohet mes PSV'91 e LSI ka një rëndësi vendimtare në 4-vitet e ardhshme të qeverisjes",tha ai. Sipas Koçit, ndryshimin nuk e sjell dot Berisha, por një lider i ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›