E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Ditë historike për Shqipërinë

 

PSV 91 zhvilloi një pritje në hotel “Diplomat” me rastin e 18 vjetorit të krijimit të PSSH-së, në 12 qershor 1991, në kongresin  e saj. Kryetari i kësaj partie, duke vlerësuar rolin politik që ka luajtur PSSH në këto 18 vjet, tha se 12 qershori është një ditë historike për Shqipërinë. “Kjo është një ditë historike për Shqipërinë. Në këtë ditë i kërkoj mirënjohje çdo socialisti, komisioneri socialist që ka luftuar për ruajtjen e votës, të drejtuesve socialistë që kanë kontribuar në rindërtimin e vendit pas 1997”, tha Koçi. Sipas tij,  PSSH i dha vendit politikë qytetare. “Vlerësim dhe për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, i cili për të gjithë socialistët mbetet simbol i sakrificës, duke u burgosur sepse ishte kryeministër socialist”, tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›