E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Lëvizja e "Blushit", e ngjashme me LPI-në

Ish-drejtuesi i një prej lëvizjeve që synoi kthimin e institucionalitetit në Partinë Socialiste, Petro Koçi, vlerëson lëvizjen e sapolindur për mendimin ndryshe, duke parë shumë pika të përbashkëta me lëvizjen që ai drejtoi dy vjet më parë. Lëvizja e Koçit lindi menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ku gjashtë deputetë të PS-së votuan "pro" tij në një kohë kur vendimi i partisë ishte i kundërt. Me nisjen e sesionit të ri të Parlamentit, lëvizja e drejtuar nga ish-kryetari Nano dhe nga Petro Koçi zhvilloi një sërë takimesh në degë të PS-së dhe disa mosmarrëveshje çuan në ndërprerjen e aktivitetit të saj.

Kjo lëvizje synonte kthimin e institucionalitetit në parti dhe objekti i saj kryesor ishte kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili në atë kohë parapriu në kohë procesin zgjedhor në parti. Sipas kundërshtareve të saj, zgjedhjet në parti përcaktoheshin të ishin në shtator të 2007-ës, por u zhvilluan në muajin maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›