E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli merr urime për rizgjedhjen

Kryetarja e Kuvendit merr mesazhe përshëndetëse për rizgjedhjen e saj në krye të Parlamentit. Dekani i Korpusit Diplomatik të Tiranës, Aleksandër Prishchepov, i ka dërguar dje një letër urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, për zgjedhjen e saj për një mandat të dytë në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Ambasadori i Rusisë, Prishchepov, i ka dërguar urimet më të mira numrit dy të shtetit, në emër të tij, por edhe në emër të të gjithë përfaqësuesve të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë. Në letrën e tij, ambasadori Prishchepov i uron Kryetares së Kuvendit suksese në shërbimin në këtë post me përgjegjësi të lartë. Numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, do të ketë për katër vite të tjera në dorë drejtimin e Kuvendit, si një nga institucionet më të larta të vendit pas atij të Presidentit të Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›