Agim Neza publikon librin “Welcome to Albania”
Pak ditë pasi nga Saranda u çel zyrtarisht sezoni i ri turistik në vend, një guidë e titulluar “Welcome to Albania”, (Mirë se vini në Shqipëri), do t’u vijë në ndihmë të gjithë turistëve, kryesisht atyre të huaj.
Libri, i botuar nga shtëpia botuese “Ilar”, është hedhur në treg nga publicisti i njohur Agim Neza. Kjo guidë është dizenjuar sipas guidave perëndimore, dhe në të përfshihen informacione të domosdoshme për të gjithë vizitorët. Përmes kësaj guide, e shkruar në anglisht, autori kërkon të promovojë Shqipërinë, bukuritë e saj, si një vend tërheqës, ku të huajt janë të mirëpritur. “Përmes kësaj guide synoj të jap imazhin pozitiv të vendit tim, ashtu siç bëjnë edhe autorët e huaj për vendet e tyre dhe nëpërmjet këtij imazhi ftoj, siç do të ftonte çdo shqiptar, të gjithë të huajt për t’u njohur me bukuritë, historinë dhe traditat tona”, u shpreh për gazetën “Panorama”, publicisti Neza. Guida me 150 faqe përmban të dhëna për pozitën gjeografike, popullsinë, historinë, klimën, parqet kombëtare, bregdetin, pyjet, gjuhën, fenë, organizimin e shtetit, ekonominë, pikat më tërheqëse turistike. Në brendësi të librit ka informacion të përmbledhur edhe për qytetet e Shqipërisë, qendrat arkeologjike nga më të njohurat, si Butrinti, Apolonia, bregdeti, Alpet etj.