E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Propozimet e mia per krizen

Partia Socialiste e Vertete '91 hedh ne tregun politik, gjashte pika propozimesh per zgjidhjen e krizes se marredhenieve, midis pozites dhe opozites. Pikat u vendosen gjate mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PSV '91. Pas mbledhjes, permes nje komunikimi me mediat, kryetari i kesaj partie, Petro Koci, deklaroi dje se sistemi politik i instaluar me ndryshimet Kushtetuese perjashtuese te 21 prillit 2008, ka hyre ne krize te qarte. "Sanksionimi ne Kushtetute i dy monopoleve politike, po con gjithnje e me shume ne varferim te demokracise dhe ne degjenerim te gares nderpartiake, drejt konflikteve te rrezikshme qe mund te dalin jashte kontrollit, te sistemit demokratik", deklaroi Koci. Sipas tij, pergjegjesite e krizes i takojne ne radhe te pare kryetareve, te PS, Edi Rama dhe te PD, Sali Berisha. Te cilet, sipas tij, privatizuan procesin politik te percaktimit te sistemit kushtetues dhe te sistemit zgjedhor. Me tej, kreu i PSV '91, vleresoi se reduktimi i pluralizmit dhe perjashtimi i perfaqesimit te alternativave ndryshe nga Rama dhe Berisha, jane shkaqet kryesore te krizes se sotme politike. Per te, zgjidhja e krizes nuk mund te kaloje nga nje marreveshje e re mes dy monopoleve politike, por nga gjitheperfshirja e garantuar e spektrit politik, ne nje proces dialogu dhe nderkomunikimi. Partia Socialiste Vertete '91, gjykon se pa ndermarre hapa konkrete per ndryshimin e marredhenieve kushtetuese mes institucioneve Parlament-Qeveri-President dhe per ndryshimin e Kodit Elektoral, nuk mund te kete zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme te krizes. Per partine e koalicionit "Aleanca per Integrim", pa keto ndryshime kerkesa per zgjedhje te parakohshme, nuk ofron shanse per kapercimin e krizes, por vetem riciklime te saj. "Ne keto kushte PSV '91 propozon: Ndryshimin e Kushtetutes ne favor te parlamentarizmit, ndryshimin e Kodit Elektoral ne favor te pluralizmit, ndeshkimin e manipulimeve te procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009, hyrjen e opozites ne Kuvend, nenshkrimin e nje pakti politik ne favor te integrimit evropian te vendit dhe zgjedhjen konsensuale te Presidentit te ri sipas afatit Kushtetues", propozoi lideri i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci. Ne fund te fjales se tij, ai propozoi qe "partite e ndeshkuara nga marreveshja e meparshme Rama-Berisha, te krijojne koalicionin "Per Ndryshimin e Kushtetutes dhe Kodit Elektoral". PS dhe PD, qe prej fillimit te sesionit te ri parlamentar kane shkembyer akuza te renda politike midis tyre. Shkak i tyre eshte kerkesa e socialisteve dhe opozites ne teresi, per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Per kete arsye grupi parlamentar socialist, ka vendosur te bojkotoje Parlamentin. D.Dedej

ZGJIDHJA

Partia Socialiste Vertete '91, gjykon se pa ndermarre hapa konkrete per ndryshimin e marredhenieve kushtetuese mes institucioneve Parlament-Qeveri-President dhe per ndryshimin e Kodit Elektoral, nuk mund te kete zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme te krizes.

Propozimet e PSV '91 per zgjedhjen e ngercit politik

1. Ndryshimin e Kushtetutes ne favor te parlamentarizmit

2. Ndryshimin e Kodit Elektoral ne favor te pluralizmit

3. Ndeshkimin e manipulimeve te procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009

4. Hyrjen e opozites ne Kuvend

5. Nenshkrimin e nje pakti politik ne favor te integrimit evropian te vendit

6. Zgjedhjen konsensuale te Presidentit te ri sipas afatit Kushtetues


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›