E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Berisha bashkepunoi me Aline dhe Nanon

Demokristianet kane reaguar ndaj akuzave te Berishes. Keshtu, kryetari i PDK, Nard Ndoka gjate nje takimi qe zhvilloi dje me simpatizantet e kesaj partie ne Librazhd deklaroi se kryetari i PD-se, njekohesisht kryeministri Berisha nepermjet trillimeve po kerkon t'ju imponoje voten shqiptareve. "Berisha eshte kthyer ne nje "Nastradin", qe me trillimet e tij kerkon t'u imponoje shqiptareve voten dhe lirine e mendimit", deklaroi kryetari i PDK-se gjate takimit ne Librazhd. Sipas Ndokes, eshte pikerisht kreu i PD-se, Berisha ai i cili ka bere marreveshje me Ramiz Aline dhe eshte futur prej tij per te marre drejtimin e PD-se dhe marreveshje me Fatos Nanon, duke krijuar nje kosto shume te madhe per vendin. Po keshtu, Ndoka deklaroi se marreveshjet e Berishes kane vazhduar edhe me Ramen ne kuader te ndryshimeve kushtetuese qe u ben disa muaj me pare. Ne kete kuader Ndoka i ftoi te gjithe demokristianet dhe qytetaret e tjere te votonin per Polin e Lirise, alternativen e vertete, sipas te tij, te te djathtes shqiptare. Sipas Ndokes, do te jete Poli i Lirise, ai qe do te bej ndryshimin e vertet ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›