E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykohet ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës

16/06/2009  Ka filluar gjykimi i ish-zëdhënëses së Gjykatës së Krimeve të Luftës në Jugosllavi, e cila është paditur për përçmim të sistemit të drejtësisë.

Florence Hartman akuzohet se ka botuar disa dokumente sekrete që kanë qenë të lidhura me rolin e qeverisë jugosllave në krimet e luftës në Bosnjë, në fillim të viteve ‘90-të. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me shtatë vjet burg.

Ky është gjykim rreth mënyrës së gjykimit të krimeve të luftës dhe lirisë së shprehjes.

Në vitin 2007, Florence Hartman botoi një libër, i cili supozohet të ketë nxjerrë në publik disa vendime konfidenciale të bëra nga gjykatësit gjatë gjykimit të ish udhëheqësit jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

Këto vendime thuhet të jenë të lidhura me dokumente që mund të kenë mbështetur një lidhje të mundshme mes qeverisë së Millosheviçit dhe krimeve të luftës në Bosnjë gjatë luftës së përgjakshme në këtë vend. Gjykimi, siç dihet, përfundoi pa vendim pasi Millosheviç vdiq në burg nga një infarkt në zemër. Florence Hartman pohon se ky informacion ishte publikuar para se ajo ta botonte librin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›