E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takim me intelektuale per projektin mbi Tiranen

PD Kandidati i mazhorances fushate edhe ne njesine numer 10

Nje grupim intelektualesh te njohur u takuan dje me kandidatin e mazhorances per kryebashkiak Lulzim Basha duke i shprehur atij verejtjet dhe sugjerimet e tyre per nje zhvillim sa me te mire te qytetit. Ne takimin e djeshem te intelektualeve i ishte bere ftese pjesemarrjeje edhe kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes Edi Rama por ky i fundit nuk e pranoi kete ftese. Perfaqesues te opozites e kane konsideruar kete takim si ne funksion te kandidatit te PD-se Lulezim Basha dhe jo si nje forum diskutimi ne te mire te zhvillimit te fushates. Gjate ketij takimi u vendos qe pas nje jave te ishte kandidati i mazhoraces Lulezim Basha ai qe do te kthente pergjigje pyetjeve dhe shqetesimeve qe ngriten intelektualet dhe deklaroi se do te donte qe te perballej edhe me Edi Ramen ne kuader te presionit qe shoqeria civile duhet ushtronte ndaj administratorit te qytetit. Me heret kandidati i mazhorances Basha zhvilloi takime me banore te njesise bashkiake numer 10 te kryeqytetit te cilet i shprehen atij probleme qe haste kjo zone me parkimin dhe me infrastrukturen. Po keshtu Basha deklaroi se do te merrte masa per uljen e taksave bashkiake ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›