Koçi votëbesohet kryetar I PSV91
PSV91 ngarkon direkt me përgjegjësi Edi Ramën dhe Sali Berishën për krizën dhe situatën e krijuar. Konferenca II Kombëtare e PSV91 miratoi dje një rezolutë, e cila votëbesoi Petro Koçin në krye të drejtimit të partisë. "Berisha nuk i fitoi zgjedhjet në 28 qershor 2009, por në 21 prill 2008. Ndërsa ata që i shitën zgjedhjet dhe morën pjesë në grushtin e shtetit mbi Kushtetutën, nuk mund të qahen për zgjedhje të manipuluara e të kërkojnë zgjedhje të reja, të parakohshme e kësaj radhe të lira e të ndershme, pa kërkuar më parë falje publike për papërgjegjshmërinë e demonstruar", tha Koçi në fjalën e tij. Sipas tij, reduktimi i pluralizmit dhe përjashtimi i përfaqësimit të alternativave ndryshe nga Rama dhe Berisha janë shkaqet kryesore të krizës së sotme politike.