E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, asistencë ligjore banorëve të Orikumit

Deputetët e Qarkut të Vlorës, Eltar Deda, Fatmir Toçi, Luiza Xhuvani, të mbështetur dhe nga Damian Gjiknuri dhe juristja Blerta Kraja, zhvilluan dje një takim me përfaqësues të banorëve të Orikumit. Synimi ka qenë trajtimi i zgjidhjes përfundimtare të marrjes së tokave nga ish-punëtorët e NB-së, si dhe nga ish-pronarët, si dhe kanë debatuar për projektligjin më të fundit të Kryeministrit Berisha, që u jep ish-punëtorëve të NB-së nga 500 m2 tokë dhe me pjesëtarë mbi 6 persona kjo vlerë zbritet me nga 100 m2. Juristja Kraja ka biseduar më pas me banorët, ku ju ka sugjeruar zgjidhjet institucionale, si dhe vazhdimin e kërkimit të këtyre të drejtave me anë të gjyqësorit deri në Strasburg, për arsye se banorët e Orikumit janë në të drejtën e tyre. Gjiknuri ka bërë të ditur mbështetjen për këtë kauzë të drejtë. "Do të keni mbështetjen tonë të plotë, të opozitës shqiptare, që toka të vejë tek i zoti, që toka të shkojë tek ai që i takon", tha ai.

M.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›