E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hap kutite ose largohu", PS nis sot protestat në Durrës

TIRANE- Opozita nis sot nga Durresi javen e protestave qe do te perfundojne ne 21 dhjetor ne Tirane. Sipas nje grafiku protestat do te zhvillohen ne qytetet kryesore te vendit me te njejtin sllogan „ hap kutite ose largohu“.

Protestat do te nisin sot ne oren 16.00 me Durresin dhe do te perfundojne me Lezhen dhe Shkodren per tu rimbledhur serish ne Tirane ne nje proteste te madhe qe do te jete dhe e fundit e opozites per kete vit.

Kryefjale e ketyre protestave qe do te zhvillohen kryesisht ne bashkite qe drejtohen nga te zgjedhurit vendore socialiste do te jete hapja e kutive. Pervec hapjes se kutive nje tjeter pike e forte e skenarit te tyre do te jete dhe marrdhenia e qeverise me pushtetin vendor.

Socialistet kane akuzuar qeverine se po cenon pavaresine e bashkive dhe komunave. Masa me e ndjeshme eshte renia e fondeve nga grumbullimi i taksave te biznesit te vogel nje pjese e te cilit do kaloje si biznes i madh. Socialistet jane shprehur se do te jete muaji janar ai qe do te bashkoje me shume shqiptare rreth opozites ne protestat e saj per shkak se ne kete muaj hyn ne fuqi regjistrimi i biznesit te vogel si biznes i madh qe pritet te veshtiresoje dhe situaten e tyre ekonomike.

Vala e re e protestave vjen pas perfundimit te 2 ultimatumeve ndaj qeverise. Qeveria nuk reagoi pas ultimatumit te pare qe perfundoi ne 3 dhjetor. Gjithashtu me indiference u percoll dhe ulitmatumi i vendoreve socialiste per plotesimin e pese pikave qe kane lidhje me ruajtjen e autonomise vendore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›