E Diel, 1 Nëntor 2026

PS do ankimojë në Kushtetuese krijimin e strukturës së re

Partia Socialiste do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese krijimin e një strukture speciale pranë Inspektoratit të Policisë Ndërtimore. Sipas deputetit socialist, Erjon Braçe, me këtë vendim qeveria ka vendosur që t‘i japë Inspektoratit Ndërtimor kompetenca që me ligj dhe me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese janë të ndaluara. Sipas tij, me këtë vendim synon të mbulojë ato që ai i quajti veprime abuzive ndaj pronës private. "Më lejoni t‘ju them që do e ankimojmë këtë projekt në Gjykatën Kushtetuese në rastin më të parë që merr formën më të qartë ligjore. Me lejoni t‘u them se individët e rekrutuar deri tani në inspektorat, marrë nga arkiva e vjetër e 14 shtatorit, shtuar me gangsterët e rinj, natyrisht që do të atakohen prej nesh me forcën e ligjit", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›