E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, tetë protesta në 7 qarqe

Që nga 20 tetori, selia rozë nisi një sërë tubimesh në 12 qarqet e vendit, duke u ndalur madje edhe dy herë në të njëjtin qark. Protesta e parë u zhvillua në Tiranë, ku u paralajmërua se beteja për hapjen e kutive do të vijonte në të gjithë vendin. Më pas, PS dhe drejtuesit e saj u ndalën në qytetin e Beratit, ku për herë të parë u paralajmërua tubimi i madh i 20 nëntorit. Pas Beratit, socialistët udhëtuan në Shkodër, Korçë, Elbasan e Lushnjë, Vlorë dhe Fier, për t‘u rimbledhur në një miting në Tiranë. Protesta nisi pasditen e 20 nëntorit, për të përfunduar pas mesditës në datën 22 nëntor. Për 45 orë, socialistët qëndruan para Kryeministrisë, duke kërkuar hapjen e kutive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›