E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr. Karim A. A. Khan, avokati britanik, i kontaktuar nga Partia Drejtës, Integrim, Unitet për mbrojtjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare

27-05-2013 / Gazeta 55

Dr. Karim A. A. Khan, avokati britanik, i konaktuar nga Partia Drejtës, Integrim, Unitet për mbrojtjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare, është nderuar ditën e sotme me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universitetit Europina i Tiranës, pas rekomandimeve të paraqitura nga Prof. Dr. Ksenofon Krisafi dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi lidhur me kontributin e tij për zgjidhjen e çështjes çame.

Ky titull i është dhënë e motivacionin:

- “Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë dhe vazhdon të japë Dr. Karim A. A. Khan, me ekipin e avokatëve që ai drejton, në mbrojtjen e çështjes së të drejtave të pamohueshme të komunitetit çam, të dhunuara nga grekët gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga shpërngulja e dhunshme masive prej trojeve amëtare dhe nga shpronësimi i paligjshëm prej autoriteteve greke të asaj kohe”

- “Për rolin që Dr. Karim A. A. Khan ka luajtur në mbrojtjen e mjaft çështjeve me rëndësi ndërkombëtare: në vitin 2001 si këshilltar mbrojtjës para gjykatave speciale në Timorin Lindor. Në vitin 2003 këshilltar mbrojtës në rastin e Limajt në ICTY.  Po ashtu, si këshilltar ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Liberisë ndaj Sierra Leones, në vitin 2005 këshilltar ligjor ndërkombëtar në Gjykatën e Apelit të Tribunalit Special të Irakut, në maj 2008 merr përsipër përfaqësimin e Ministrit të Kulturës të Kosovës të akuzuar në ICTY për intimidimin e dëshmitarëve”

-“Për profesionalizimin e lartë edhe në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor, si dhe për arritjet si zgjidhës i mjaft çështjeve delikate ndërkombëtare, veçanërisht në rregullimin esencial mbi normat e së drejtës ndërkombëtare të lirisë së lëvizjes, arsimimit dhe titullimit nacional të popullsive të nëpërkëmbura, përfshirë edhe popullsinë shqiptare të Çamërisë”

Gjatë fjalës së tij, Dr. Karim A. A. Kham pasi falenderoi Universitetit Europian për titullin e dhënë, u shprej se shqitparët e Çamërisë kanë vuajtur shumë dhe kjo nuk mund të harrohet.  “Të drejtat e njeriut janë pronë e përbashkët e njerëzimit, ndaj njerëzit duhet ta ndjejnë si të tyre. Bazohuni në drejtësi. Diçka tjetër për t’u marrë parasysh kur vjen fjala te detyrat, është të jemi qytetar të mirë pavarësisht etnisë, ngjyrës, racës e gjinisë. Qëllimi është të luftojmë për drejtësinë e sidomos për shqiptarët e Çamërisë. Ju duhet të luftoni padrejtësinë kudo qoftë. Nese luftoni padrejtësinë, pavarësisht se kujt i bëhet, atëherë fjala e njerëzimit realizohet. Së pari në nivel personal duhet luftuar. Duhet të reformohemi që të bëhemi alergjik ndaj padrejtësisë e diskriminimot. Konvetna Europiane për të Drejtat e Njeriut është një element i domosdoshëm për ruajtjen e paqes në Europë dhe kjo është ajo çka shqiptarët e Çamërisë kërkojnë. Supermacia e ligjit nuk mund të ndalet, sidomos kur vjen fjala për të drejtat e pakicave. Ato grupime sado të forta të jenë, që mund të mendojnë se do fitojnë pse janë të forta apo sepse janë me të shkuaren, duhet të dinë se drejtësia vjen. Sepse kushdo ka të drejtë tek drejtësia dhe askush, nuk është mbi ligjin” – mbylli fjalën e tij avokati Kham.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›