Vijon sondazhi në BalkanWeb, ‘lufta’ për 4 qarqe.Surprizat, FRD e AK
TIRANE-Sondazhi në BalkanWeb, ‘Kush do të fitojë më 23 Qershor’ vijon të jetë aktiv ku cdo dite qindra votues po shprehin me votë qëndrimin e tyre mbi subjektet politike. I publikuar në datën 7 Maj, lexuesit e BalkanWeb kanë votuar online për subjektin dhe koalicionin e tyre të preferuar për rreth 20 ditë. Deri tani sondazhi numëron mbi 38 mijë vota që janë ndarë përkatësisht:
A.SH.E (17434) , A.P.M.I (17640) , AK (1019) , FRD (1029) , Te Pavarur (1157) , Te Pavendosur (55 votues).
Ky rezultat pritet të ndryshojë në ditet në vijim, derisa te mbyllet zyrtarisht votimi online.
Sondazhi nuk ka vlera statistikore reale, por është një tregues i përafërt me çfarë do mund të ndodhë në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Supriza mund të cilësohen votat e shumta që kanë mbledhur partite e reja, FRD dhe AK. Jashtë vëmendjes nuk ka dalë asnjë prej kandidatëve të pavarur si Malaj, ndërsa BalkanWeb i jep mundësinë dhe votuesit të pavendosur të shprehë me votë, qëndrimin e tij.
Nga votimet deri tani mësojmë se lufta më e madhe do të përqëndrohet në Elbasan, Tiranë, Durrës e sidomos Korcë, ku në këtë qark e majta dhe e djathta janë me vota kokë me kokë. Prej ditesh ne sondazh, ne qarqet e sipercituara rezultati leviz here ne favor te se majtes dhe here ne te se djathtes.
Paraprakisht nga sondazhi vërehet qartë se Fieri, Berati, Gjirokastra, Vlora vijojnë të mbeten bastione të majta, ashtu sikurse Lezha, Dibra, Kukësi e Shkodra, rezultati ngjyroset me shumicë blu në grafika.
Ky është sondazhi i parë i këtij lloji online, ku cdo votues ka të drejtë, që për Qarkun ku bën pjesë të japë votën e tij për subjektin partiak të preferuar. Krahas qarqeve dhe subjekteve, BalkanWeb publikon listat zyrtare të partive me kandidatët për deputetë, ata të koalicioneve dhe ata të pavarur. Në çdo votë për partinë, votuesi ngre me përqindje njëkohësisht edhe kandidatin për deputet në listat që janë publikuar, duke bërë kështu edhe zgjedhjen për ligjvënësit e rinj.
Sqarim për votimin në Sondazh
Votuesi ka të drejtën e një vote (1 - IP),pra nëse IP juaj është regjistruar njëherë në server, ju nuk mund të votoni.
SHEMBULL - Institucionet kanë nje IP , nëse nje koleg i juaji , ka votuar me parë, i hiqet e drejta të gjithë punonjësve të institucionit të votojnë, por nuk ju hiqet e drejta të votoni nëpërmjet celularit apo kompjuterit në shtëpi, ku kanë IP të ndryshme identifikuese në sistem .
Kjo behet qe te mos kete abuzim me sistemin dhe te mos kete rrjedhje ne vota. Marzhi i gabimit është shumë i vogel.
BalkanWeb ju jep mundësinë të votoni online dhe nëpërmjet celularëve.
SONDAZHI NE BALKANWEB Lidhje te tjera VIDEO: Vijon sondazhi në BalkanWeb, ‘lufta’ për 4 qarqe, surprizat me FRD e AK SONDAZHI NE BALKANWEB