Koçot e Ramës, të tronditur u hakmorën ndaj mitingut të fuqishëm të PD-së

Edvini urdhëron në mënyrë vandale heqjen e njoftimeve në Kombinat, për takimin e nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli
Partia Demokratike dënoi dje vulgaritetin e ushtruar nga Edi Rama në Kombinat, në ambientet e njoftimeve, për takimet elektorale të nënkrytares së Partisë Demokratike dhe njëherazi të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Zëdhënësja e selisë së PD dënoi dhunën e ushtruar nga Edi Rama i cili duke përdorur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës, përmes policisë bashkiake dhe inspektoriatit të ndërtimit, ka hequr në mënyrë vandale njoftimin që lajmëronte takimin e kryetares së Kuvendit, nënkryetare e Partisë Demokratike me nënat dhe zonjat në lagjen e Kombinatit. “Me sa duket, i tronditur nga pjesëmarrja shumë e dobët e mitingut të tij të djeshëm në Kombinat, pavarësisht autobuzave të sjellë nga qendra, Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar grisjen e njoftimeve te takimit të djeshëm të Kryetares së Kuvendit dhe nënkryetares së Partisë Demokratike. I Kujtojmë z. Rama që organi kompetent për vendimmarrjen në territor që jep lejet është KRrT-në e Tiranës dhe jo Koçot e Kryetarit që mbajnë peng trotuaret e Tiranës dhe ju vënë gjoba bizneseve për të reklamuar produktet e tyre. I kujtojmë edhe një herë z. Rama se verdiktin që meriton do të ta japin qytetarët jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë më 28 qershor”, tha zëdhënësaj e PD-së.
...