E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kod të ri Etike për të gjithë mjekët në vend

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot këtë Kod të ri, ku sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj,

përfshihen gjithashtu sjellja ndaj kolegëve dhe personelit tjetër mjekësor, sjellja e mjekut si pjesë e shoqërisë civile, apo dhe detyrimi i mjekut për të marrë pjesë në programet e Edukimit në Vazhdim, për të qenë i azhornuar dhe për të ruajtur aftësitë profesionale dhe për t’u angazhuar në proceset e rivlerësimeve periodike të kompetencës dhe performancës së tij profesionale, akreditimit dhe licencimit.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, kërkoi që këto rregulla të zbatohen nga të gjitha spitalet në vend. “Një nga elementët thelbësore ku u përqëndruam ishte krijimi i një raporti të ri etik të vërtetë ndërmjet klasës mjekësore dhe publikut të gjerë. Kemi trashëguar dhe kemi parë ndërtimin e një raporti të egër në momente të caktuara ndërmjet mjekëve dhe infermierëve apo dhe pjesës tjetër të personelit mjekësor dhe një publiku që besonte pak ndaj tyre, shpesh herë dhe në mënyrë të padrejtë”, tha Vasili.

“Ky kod ezauron momentet më kyç të atij momenti etik psikologjik të raportit mjek-pacient, ndaj do të duhej të promovohej si i tillë. Sistemit shëndetësor mund t’i mungojë një pajisje e caktuar, një bar i caktuar, por nëse i mungon baza e etikës, ky sistem nuk mund të qëndrojë”, tha më tej Vasili.

Sipas Abazajt, në përpunimin dhe azhornimin e këtij Kodi janë konsultuar Kode të ndryshme, si Kodi Ndërkombëtar i Etikës të Shoqatës Botërore të Mjekësisë, të Urdhrave/Dhomave të Mjekëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Sllovenisë, etj. /Start/

                                                                                             2012-04-13 13:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›