E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët në rezervë kërkojnë mbështetje nga Av. i Popullit

Ata i kërkuan Avokatit të Popullit, që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve të ushtarakëve në rezervë. Në fjalën e tij, Totozani, e ka cilësuar takimin, si një veprim që tregon besim tek institucioni që ai drejton.

“Kjo gjë tregon që keni besim tek institucioni ynë dhe tek aktiviteti i tij në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, lirive dhe interesave të tyre legjitime. Unë do dëshiroja të dëgjoja gjithë problematikën që ju keni dhe ju siguroj që institucioni i Avokatit të Popullit, si në çdo rast tjetër është një institucion kushtetues, i pavarur. Institucion, i cili do të ushtrojë të gjitha kompetencat e tij për të synuar ndërmjetësimin, zgjidhjen, trajtimin e problematikave që shqetësojnë anëtarësinë e shoqatës suaj”, u shpreh Totozani.

Nga ana e tij, Pogaçe falenderoi Avokatin e Popullit, z.Igli Totozani për pritjen dhe parashtroi disa nga shqetësimet që kanë ushtarakët në rezervë dhe në pension. Ai parashtroi kërkesat e tij, të cilat ishin ndihmë nga institucioni i Avokatit të Popullit që shqetësimet e tyre t’ua bëjnë dhe një herë të njohura institucioneve përkatëse evropiane nëpërmjet përfaqësuesve të tyre këtu në Tiranë.

Pogaçe kërkoi që nëse ishte e mundur, institucioni i Avokatit të Popullit së bashku me Shoqatën kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, të cilës t’i kërkojnë të kontrollojë zbatimin të dy vendimeve të saj nga organet përkatëse të ekzekutivit. /Start/

                                                                                             2012-04-13 12:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›