E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Eliminoni trafikun e drogës

Ambasadori ishte i pranishëm në takimin vjetor të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, ku ishte i pranishpmn edhe kreu i Ministrisë së Brendshme, Bujar Nishani. 

"Takimi i sotëm synon të zvogëlojë dhe mundësisht t'i japë fund prodhimit të paligjshëm të bimëve narkotike në Shqipëri. E dyta, lidhet me mjetet dhe mënyrat si mund të arrihet ky qëllim. Prodhimi dhe konsumimi i narkotikëve të paligjshëm sfidon shtetin e së drejtës, ekonominë, shëndetin publik si çdo të bënin në çdo vend tjetër. Krimi i kultivimit nuk është i vetëm, me të vijnë dhe shumë krime të tjera. Drogat e paligjshme, të çfarëdolloj forme, përbëjnë kudo një plagë dhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka qenë një nga përparësitë kryesore të Qeverisë shqiptare dhe Policisë së Shtetit gjatë mbajtjes së takimeve të këtij lloji që nga viti 2002”, theksoi Wollfarth.

Sipas Kreut të Prezencës së OSBE-së, "autoritetet shqiptare bëjnë mirë që e trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm". "E shohim policinë e shtetit shqiptar shumë të angazhuar në këtë luftë. Ndonëse janë bërë përmirësime të ndjeshme, probleme të tjera presin zgjidhje", nënvizoi ai.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, theksoi se lufta ndaj drogës, mbetet prioritet policisë, teksa shprehu angazhimin kundër këtij fenomeni. Ai tha se trafiku i heroinës Shqipëria në Itali ka shënuar rënie. "Rastet e sekuestrimit të heroinës, e cila tranzitohet nga Shqipëria në Itali, ka rënie", tha Nishani. Sipas tij, goditja e trafikut nga ana e Shqipërisë dhe Italisë, ka çuar në mënjanim në rritje të Sipërisë si tranzit për  dërgesat e mëdha të heroinës.

Sa i takon luftës kundër trafikut të kokainës, ministri Nishani theksoi se sasitë e kokainës që transportohen nga Shqipëria në vendet e tjera janë pothuajse të papërfillshme.   Kreu i Ministrisë se Brendshme vuri theksin tek rëndësia e luftës kundër kultivimit të bimeve narkotike, kanabis sattiva. "Shqipëria mbetet ende një vend i kultivimit të kanabisit si dhe vend nga ku grupe kriminale e eksportojnë në vendet e tjera te rajonit", tha Nishani.  Nishani, duke iu referuar raportit të fundit të Interpolit, tha se 'kanabisi ende prodhohet qartësisht në shkallë të gjerë në Shqipëri. Autoritetet  shqiptare kane rritur ndjeshem nivelin e sekuestrimit të lendes narkotike kanabis sativa  në 2011, dhe ka një përpjekje të vazhdueshme të autoriteteve për të goditur këtë dukuri". /Start/

                                                                                             2012-04-13 14:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›