Kodheli: Berisha perfshin sukseset imagjinare dhe kritikat e KE
Ka reaguar menjehere PS ne lidhje me deklaratat e Berishes, gjate daljes para mediave me ambasadorin e KE, Lohan. "Sot ne kete dite te madhe te ndryshimit per Ameriken dhe boten, Saliu i politikes se vjeter luan rolin e budallait duke i perfshire edhe kritikat e ashpra te raportit te KE ne listen e sukseseve te tij imagjinare. Nderkohe, qe sot nje tjeter shqiptar i pafajshem ka humbur jeten ne minieren e Bulqizes. Sot eshte dita per t'i thene Sali Berishes: Ora jote ka mbaruar! Shqiptaret s'mund te durojne me shume se muajt qe te kane mbetur. Plaget qe ti po hap perdite, ne do t'i sherojme, duke filluar nga rritja e sigurise se jetes, per cdo shqiptar pa dallim", tha zedhenesja e kryesise se PS, Kodheli.